Home KRYESORE PD akuzon Ramën se po shpërdoron paratë, 51,5 mln euro koncesione në...

PD akuzon Ramën se po shpërdoron paratë, 51,5 mln euro koncesione në mars

Partia Demokratike ka akzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se kanë vijuar proceset e tenderimeve edhe gjatë marsit kur Shqipëria po përballet me krizën e koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkeled Alibeaj tha se gjatë marsit janë dhënë 51,5 mln eurove të cilat sipas tij po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë.

Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020.

Bashkia Tiranë vazhdon të ketë prioritet pagesat për klientët e saj, duke paguar 700 mijë euro për kompaninë offshore të inceneratorit.

Pak ditë më pas, edhe kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto,  Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro.

Kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro (8 mln lekë).

Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020.

Mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020”, tha Alibeaj.

Për Partinë Demokratike këto shumë duhet të ishin alokuar për një rishikim buxheti në ndihmë të familjeve që janë në kushte ekstreme varfërie dhe për një frymë-marrje të domosdoshme për ekonominë.

Ata akuzojnë kryeministrin Rama se në kohë pandemie po vjedh dhe shpërdoron paratë e shqiptarëve. /Opinion.al

Share: