Nga nesër Ushtria dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren ku do të ushtrojnë kontrolle në makina për personat të cilët kanë ardhur 2 javët e fundit nga jashtë dhe nuk janë vetëizoluar.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Rama në një video mesazh në Facebook teksa paralajmëroi gjobë 5 mijë euro për ata që nuk vetëizolohen.
“Sot do të dalë në rrugë policia dhe ushtria për kontrolle të mjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur në 14 ditët e fundit. Nga nesër kush do të kapet në rrugë do të gjobitet me 5 mijë euro dhe do të ndalohet të kthehet në Itali pa paguar gjobën”
Rama kërkoi solidaritet nga qytetarët dhe bëri thirrje për sa më shumë kujdes.
“Shumëkush nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë ose të hedhë në humnerë familjarët e tij. Korona zbarpset vetëm më disiplinë dhe solidaritet. Ata që janë kthyer nga Italia apo nga greqi ose nga zona të tjera të prekura të vetëkarantionohen”, shtoi Rama. /Opinion.al