Home KRYESORE Rama “i dëgjon fjalën” Bashës, mbyllen fasoneritë dhe call centerat

Rama “i dëgjon fjalën” Bashës, mbyllen fasoneritë dhe call centerat

Teksa ka folur sërish për masat e ndërmarra kundër koronavirusit, kryeministri Rama, ka njoftuar edhe mbylljen e fasonerive dhe “call center”-erave, duke zbatuar kështu një tjetër propozim të Bashës.

Kjo masë ishte një pikat e propozuara nga kreu i Partisë Demokratike, i cili kërkoi mes të tjerave edhe mbylljen e fasonerive dhe qendrave call center.

“Dëshiroj të theksoi se kjo masë e skajshme, për t’i dalë përballë kësaj sfide dhe për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në territor, do të pasohet nga të tjera, por sot kemi kryer një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe “call center”, të cilat do të jenë të mbyllura nga nesër. Janë të detyruara të respektojnë të gjitha rregullat për çdo punonjës, kur të fillojnë aktivitetin”, u shpreh kryeministri./Opinion.al

Share: