Home Gjeo-Ekonomia Rama jep njoftimin për shërbimin e internetit, ja cfarë është arritur

Rama jep njoftimin për shërbimin e internetit, ja cfarë është arritur

Kryeministri Rama njoftoi sot se operatorët telefonikë të ofrimit të shërbimit të internetit do të ofrojnë 50% më shumë internet falas në paktat e tyre për 5 javë.

Ai vuri theksin te administrimi i duhur i rrjetit të shërbimeve elektronike në këtë kohë dhe tha se mbi përdorimi i internetit në celular mund të sjellë kolaps të sistemit sic ndodhi edhe në Spanjë ku pasi u ofrua falas, sistemi kolapsioi brenda 10 ditësh.

Në lidhje me shqetësimet e qytetarëve për të marrë shërbimin dhe me problemet që mund të keën patur në këtë periudhë, Rama bëri me dije se “është siguruar me gjithë vështirësitë  aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimi ndaj klientit” dhe se “më shumë se 350 teknikë janë lejuar të qarkullojnë” për të zgjidhur problemet  gjatë kësaj situate.

Duke filluar nga dita e nesërme e deri në fund të prillit operatorët do të ofrojnë 50% më shumë internet falas në paketat e tyre. Akesesi do të jetë falas edhe në platformat edukative përshirë kanalin e RTSH që përfshin shkollën. Mundësi për abonentë të fiksit për të pasur akses në platforma edukative interaktive për fëmijë të cdo moshe 60% më lirë se cmimi normal. Së katërti zgjatja e ofertave për internet, fiks dhe televizor nga Abcom të ofertës familjare 3+1 me përmbajtje gratis për fëmijët. Së pesti ofertë gratis për një muaj për cdo paketë të re abonimi internet nga Albtelecom. Këto janë masksimumi sot për sot”, tha ndër të tjera Rama. /Opinion.al

Share: