Home KRYESORE Rama: Policia ka identifikuar qytetarët që kanë hyrë nga Italia

Rama: Policia ka identifikuar qytetarët që kanë hyrë nga Italia

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se policia pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre.

Në facebook, Rama ka publikuar edhe mesazhin që këtyre qytetarëve i është dërguar nga policia.

“Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre. Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. Shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet me 5 mijë euro dhe shkelësi do të ndalohet të dalë nga Shqipëria pa paguar gjobën!”-shkruan Rama./ Opinion.al

Share: