Home KRYESORE Rrëfimi tronditës i Besarta Jasharit, bijës së familjes Jashari

Rrëfimi tronditës i Besarta Jasharit, bijës së familjes Jashari

Për BBC Besarta Jashari ka treguar si më poshtë:

Në mars të vitit 1998 forcat serbe sulmuan bazen e figurës kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK-së), pra familjen e Jasharëve, i cili ka marr pjesë në sulme me policinë ku shumica e popullatës ka qenë me origjinë shqiptare .

Pas tri ditë bombardimeve Adem Jashari, themeluesi i UÇK-së dhe më shumë se 50 anëtar të tij janë vrarë, shkruan BBC.

I vetmi përson që ka shpëtuar ka qenë mbesa e Jasharit, Besarta e cila ka qenë 10 vjeçe në atë kohë. Ajo ka folur për atë ditën kur e ka humbur famljën e saj. Besarta flet shqip, kurse përkthimi është në gjuhën angleze.

“Për axhën tim Ademin më kujtohen shumë gjëra.

Gjithmonë ka pasur qejf kur ne fëmija ishim duke luajtur në arë. Kemi qenë thjesht shkurt një familje e lumtur.

Gjithmonë axha Adem u munduar me na largu atë gjen se çka po ndodh në Kosovë.

Unë në atë kohë sa ka ndodh ngjarja kam qenë 10 vjeçe.

Po ashtu më kujtohet nana që u mundojke me na ofru ngat vetit , e mos me na lanë mu frikesu dhe t’u na jep bukë e ujë.

Kjo është dhoma ku jemi kanë gjithë familja. Këtu është vendi ku kam qenë unë me nanën e motrat e mia, edhe të tjerët gratë e mixhallarëve me fëmijë dhe gjyshja.

Mbasi janë ofruar serbët këtu unë kam ardhur në drejtim kah kjo dhomë këtu, ku ka qenë bali Adem i vrarë këtu.

Dhe unë jam ardhur dhe jam strehuar këtu te magjja e bukës.

Kanë gjuajtur granata dhe bombe dhe janë vrarë të gjithë mirëpo unë nuk jam plagosur dhe asnjë grithë nuk e kam marr prej atyre granatave apo bombave si muj me thanë.

Më kujtohet bile gruaja e Ademit ish kanë ngat meje dhe unë jam bërë kisha jam e vdekme edhe unë. Erdhën serbet filluan mi prek të tanë ,për me këqyr a është dikush gjallë.

Unë t’u u mundu që jom hala gjallë, më kanë marrë dhe më kanë quar përmbi një fushë, që është të shpija aty, dhe unë t’u kalu anej, pe shoh motrën teme, që mbeta e mbramta me të, dhe po ju them atyre, kjo është motra jeme dhe hala u kanë gjallë, ju thash me i ndihmua edhe asaj, po nuk më lanë dhe më shtinen te një kerr qaty.

Mu mundu se çka ka ndodh në familjen teme ose në Kosovën, mirëpo kjo më shtyn me vazhdua jetën përpara, për me kan krenare babai jem me mua dhe vëllaun tem. Bon vakija që ka nate që saherë bi me flejt apo shumë shpesh u n’dodh që kur ti mbylli sytë më kujtohet ajo se cka ka ndodh. Kështu qe nuk e di pse, veç muj me thanë që kjo është veç punë e Zotit, pse nuk jam vra unë”, përfundon rrëfimin ajo./

Këtë skenë tmerri, Besarta e ka parë me sytë e një fëmije 10 vjeç dhe nuk i shqitet kurrë nga sytë!

2016-03-05_10-55-46

E rritur 16 vjet pas asaj tragjedie, Besarta ritregon:

Në përvjetorin e rënies së familjes Jashari në Prekaz, risillet rrëfimi tronditës i Besarta Jasharit, të bijës së Hamëz Jasharit, e cila prej fillimit e deri në fund të sulmit të forcave serbe mbi Jasharët, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte brenda rrethimit dhe e pa me sy rënien e të gjithë anëtarëve të familjes.

Fjalë kyçe: familjes JashariBesarta JasharitHamëz Jasharitbrenda rrethimit

Share: