Home KRYESORE Shet arrestimin e Çilit, sikur ka arrestuar Toto Rinon”/ Meta thumbon Gjonajn,...

Shet arrestimin e Çilit, sikur ka arrestuar Toto Rinon”/ Meta thumbon Gjonajn, nuk harron as Dvoranin

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, përpos denoncimit të ligjit për Dividentin dhe cekjes së temës Haradinaj-Rama, sa i takon deklaratës së këtij të fundit, presidenti i Republikës nuk la pa thumbur ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe pa komentuar arrestimin e analistit Henri Çili.

“Shet arrestimin e Henri Çilit sikur ka arrestuar Toto Rinon, ndërsa ministria e padrejtësisë shet reformën në drejtësi, kur është kapur me presh në dorë. Nuk mund të arrestohet për ndikim të paligjshëm shefja e ministrisë së Drejtësisë dhe as Dvoranit, por Çili. Nesër i pres të gjithë atje! Rroftë Kushtetuta dhe sovrani! Sovraniteti i përket popullit!”- u shpreh Meta.

Top Channel

Share: