Home KRYESORE Piktori shqiptar në Milano: S’jam i frikësuar, por vigjilent/ Ja çfarë na...

Piktori shqiptar në Milano: S’jam i frikësuar, por vigjilent/ Ja çfarë na kërkuan autoritetet

Igli Levani jeton në Milano prej më shumë se 10 vitesh. Piktorin shqiptar ashtu si të gjithë italianët të dielën e përfshiu një valë paniku prej koronavirusit, por tani situata po i kthehet normalitetit. 

“Të dielën kishte panik, njerëzit u alarmuan disi. Autoritetet vendosën në dispozicion numra telefoni. Eventet publike janë limituar pothuajse drejt zeros. Kompanitë kanë dërguar punonjësit të punojnë nga shtëpia. Apo po të shkosh në restorante besoj se gjen më pak njerëz, por tani situata është qetësuar njerëzit thjesht kanë limituar lëvizjet dhe po marrin produkte higjienizuese. Dezinfektues dhe maska”, shprehet Igli Levani, piktor.

Me largimin e frikës, Igli vijon të tregohet i kujdesshëm ndaj virusit ngjitës.

“I frikësuar jo, jam thjesht vigjilent. Thjesht po zbatoj, po vendos në praktikë gjërat që na kanë komunikuar. Milano është diku te 3 milionë banorë, personat që janë në spital janë diku te 300 kështu që mendoj se ke më shumë shanse të fitosh llotarinë se të kapësh virusin”.

Top Channel

Share: