Home KRYESORE Spitali “Shefqet Ndroqi” hap dyert për pacientët e prekur nga COVID-19

Spitali “Shefqet Ndroqi” hap dyert për pacientët e prekur nga COVID-19

Është hapur spitali i dytë ku do të marrin ndihmën mjekësore qytetarët e prekur nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se spitali “Shefqet Ndroqi” ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.

Aktualisht në Shqipëri janë 212 raste të konfirmuara pozitivë me COVID-19, dhe janë kryer 1436 teste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19. Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë”, tha Manastirliu./ Opinion.al

Share: