Home Gjeo-Ekonomia Taksa ndaj Serbisë, Rama: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Kurtit

Taksa ndaj Serbisë, Rama: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Kurtit

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në rrugën e duhur për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Rama shprehet në rrjetet sociale se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur baltosjen e Kurtit, duke theksuar se ky i fundit nuk duhet tërhiqet për shkak të sulmeve të ulëta të bërë në adresë të tij.

Rama shprehet se vendosja e taksës, shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës.

Reagimi 

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës./ Opinion.al

Share: