Nga Ervin Koci
Tatjana dhe Liljana jane dy vajza te reja studente qe jetojne me qira ne pallatin tim. Ato jane te bukura, simpatike, te gjata, te hijshme, vishen gjithmone bukur edhe kur dalin me tuta nga shtepia. Perdorin gjithmone parfum dhe kur dalin nga ashensori i pallatit ke qejf te futesh pas tyre…
Ato jane edhe shume shume seksi, aq sa te vene ne siklet kur te dalin perpara, sidomos burrat e pallatit kur jane te shoqeruar nga grate. Une sa here qe i shikoj tek ngjiten dhe zbresin i pershendes me perzemersi dhe politese, sepse jane nje pjese e bukur e pallatit tim te zymte dhe qe here pas here behet edhe pis.
Tatjana dhe Liljana jane madje edhe vajza te pajisura, pasi qe te dyja kane automobila te shtrenjte dhe madje edhe shembullore ne pagesat ne kohen dhe sasine e duhur te detyrimeve komunitare. Asnjehere nuk kam marre guximin ti pyes se ku punojne, por nje here kur u ndeshem ne ashensor u thashe:
Une: Ketu banoni?
Ato: Po!
Une: Me qira?
Ato: Po!
Une: Studente?
Ato:Po… (dhe qeshen)
Une: Ah, bukuri…
Dhe kaq! Edhe ne nja dy raste kam pasur vetem dialogje te ketij tipi. Ato rrijne gjithmone bashke, sa edhe une dhe disa komshinj kemi menduar se mos jane “çift”… deri para disa kohesh. Por fatmiresisht jo!
Ato kane plot miq nga ana te “ngrehurit”, qe vijne te veshur e parfumosur si ato, me makina e dhurata te shtrenjta, per t’u bere vizita dy kukullave te pallatit.
Ne shtepine e tyre ka gjithmone festa te tipit “Te lagi me shampanje…” dhe “Au-Iu Party”. Ato jane perhere gazmore dhe ne forme sportive. Dalin per vrap nga liqeni ku kthehen sa here me tufa lulesh dhe me nga nje thes komplimentesh çunash per fundshpinen e jashtezakonshme. Por shkojne edhe ne palester ku shkaktojne sa here keputje mishi dhe ndrydhje ligamentesh te dhjamçave qe perpiqen t’u shpojne me sy streçet dhe aksesoret sportiv qe i kane te markave dhe brendeve me te shtrenjta.
Gjithashtu Tatjana dhe Liljana jane edhe konsumatore te nivelit te larte te frutave ekzotike, smutheve dhe koseve te frutave, si dhe te produkteve me cool, pasi nuk i kam pare asnjehere tek dyqani ushqimor i lagjes, por vetm ne “CONAD” ose qendra tregetare. Blejne faresoj produktesh cilesore, e madje as mbeturinat kur dalin per ti hedhur nuk u mbajne aspak arome te rende, fjala bie si Nen Seferes, apo Remzies, qe duket sikur kane futur ne thes qenin e ngordhur para 6 muajsh…
Ehhh, Tatjana dhe Liljana jane shembull eksitonjes per bashkejetesen ne komunitet, me besoni per kete. Por ja qe nje dite me pare te dyja tek po zbrisnin nxitimthi nga shkallet, si asnjehere me pare i pash disi te nxehura. Hoqa masken nga fytyra dhe i pershendeta si zakonisht. Ato ma kthyen ne te njeten forme protokollin e miresjelljes, por u larguan duke lene pas nje “Uffff…”, te gjate.
U mbylla si çdo dite ne shtepine time, por dje gjate gjithe dites dhe nates mendja me mbeti po aty…: Mos i kisha merzitur gje? Mos pa dashje u kisha thene ndonje fjale fyese neper shkalle? Apo mos Behia qe fshin pallatin u ka folur ndonje thashethem…??? Pffff… Zoti na ruajt!
Po ja qe sot paradite me buzeqeshi fati, dhe kur dola qe ne mengjes per buke e qumesht, u ndesha me vajzat gazmore por qe serish turiçkat i kishin poshte. Hoqa serish masken nga fytyra dhe i pershendeta me etikete “si u gdhite”, edhe ato ma kthyen… Aty per aty mora guximin dhe u fola. I pyeta se pse ishin te merzitura? Çfare u kishte ndodhur (pasi e kisha vene re edhe nje dite me pare).? Ato qendruan, vune buzen ne gaz, dhe me qe isha komshiu i vetem qe komunikoja sa here me politese me to, vendosen te me pergjegjen.
Ehhhh pergjigja… As qe do te me shkonte ndonjehere ne mendje se dy vajza te tilla do te me kishin kthyer plot kersheri nje pergjigje te tille.
“E si te mos jemi te merzitura…”,- me thane, dhe vijuan me tej “a nuk e shikon se çfare po behet? Me makine nuk levizim dot. Miqte nuk na vijne me te na begenisin. Ne shtepi duhet me ndejt se eshte Koronavirusi… Po ja qsha nenen tani duhet me mbajt edhe maska e doreza, si me qene ne operacion!!”,- me tha Tatjana me mllef.
Une sa u bera gati t’u thoja: “Eeee, po ashtu… keni te drejte… pooo…”, Liljana ma preu: “Jo per gje por i kane rrit edhe keto çmimet keta plehrat…!” “Eeee, ne fakt”,- u thash une,- “ashtu eshte vertete, vetem buka dhe qumeshti nuk kane levizur, por keto te tjerat… yyyy, te gjitha po shtrenjtohen. Sheqeri, mielli, makaronat, orizi, djathi, mishi, vezet…. çdo gje po rritet.
Na grine qe mos i hengshin!”,- vijova une me tej me rrevolten e nje qytetari te ndjeshem dhe nje familjari hallexhi duke shtuar,- “edhe qeset na i kane bere me leke keta maskarenjte e bashkise!”. Por ato qe po me shikonin me nje veshtrim te habitur si t’u kishte dale perpara ndonje alien, ma prene: “Jo keto mo jooooo… nuk themi per ushqimet ne…”, – duke vijuar me fjalet zvarre-zvarre, “e kemi fjalen per keto… maskat dhe dorezat… na i kane çu kacafiu çmimin, sa blejme kokainen! Ça kemi heq me i gjet…?! Na i gjeti nje miku yne mjek, me mik te madh…! Na u desh mos me pi mall, per te blere keto maskat qelbesina… qe vdekshin keta pisat, shkerdhatat… sa i kane çu b*th qat!”.
U kaperdiva nja dy here nga ajo qe degjova nga vajzat, por mblodha veten… I futa nje te qeshur, dhe u thashe: “ashtu, ashtu… u bo me vjedh ndonje farmaci e me dal me i shit. Po ja i sigurova nja dy kliente… hahahah!”. Ato qeshen, dhe pastaj menjehere ma prene: “Kur t’i gjesh na thuaj, ose ngjitu vete larte ke katra…hajt tung. Shifemi.”, dhe vijuan rrugen per poshte, per nga Liqeni me gjase. Kurse une mora bishtin nder shale dhe u futa ne pallat pasi rivendosa masken ne fytyre. Eh, mendova, ja si behen paret, duhet me u marr me trafik maskash e dorezash, se gocat dhe çunat qe nuk rrijne dot pa dale nga shtepia do sakrifikojne per ti pas…
Apo nuk do behen edhe te modes?! Vetem se ku me i gjet…???? 😷😉💀