Home KRYESORE Thirrje e studentëve shqiptarë në Britaninë e Madhe

Thirrje e studentëve shqiptarë në Britaninë e Madhe

Në kushtet e pandemisë së Covid-19, Kryeministri britanikBoris Johnson dhe Sekretari i Shtetit për Arsimin në Britaninë e Madhe Gavin Williamson, konfirmuan mbrëmjen e djeshme qëshkollat ​​në Angli do të mbyllen nga e Premtja në mbrëmje, datë20 Mars. Ky vendim do të prekë jo vetëm studentët britanikë, por edhe të gjithë nxënësit shqiptarë që aktualisht studiojnë atje. Shumica e shkollave tashmë i dërguan nxënësit përsëri nëShqipëri javën e kaluar dhe të tjera morën masat e nevojshmepër qëndrimin e sigurt të nxënësve edhe në rastin e mbylljes sëshkollave. 

Agjensia shqiptare më e madhe për studime jashtë vendit, “Integral Albania”, ka konfirmuar që të gjithë studentët dhenxënësit e tyre janë të sigurt. “Konsulentët tanë për studimejashtë vendit, si dhe të gjithë konsulentët për kurse gjuhe dhearsim të mesëm kanë qenë në kontakt me klientët e tyre qëaktualisht po studiojnë jashtë Shqipërisë, për t’u siguruar që atajanë të sigurt dhe për të parë nëse kanë nevojë për ndonjëndihmë për t’u kthyer në vendin e tyre” – tha KrystynaWierzbowicz, konsulente pranë Integral.

Megjithëse për momentin në Shqipëri akoma nuk diskutohetdicka rreth Matures Shtetërore dhe si do procedohet me provimet për këtë vit, Britanikët tashmë kanë vendosur që këtëvit ata do anulojnë të gjitha provimet shtetërore të cilatnormalisht bëhen në maj dhe qershor – Provimet e GSCE përnxënësit që mbarojnë klasën e 10 dhe provimet e A- Levels, përnxënësit në vitin e tyre të fundit të arsimit të mesëm, të cilatshërbejnë dhe si bazë për regjistrimin e tyre në universitet. Nëdeklaratën e tij mbrëmjen e djeshme, Boris Johnson gjithashtunjoftoi se “studentëve anglezë do t’u jepen kualifikimet/diplomat e nevojshme dhe për të cilat ato po pregatiten”, por përmomentin shkollat ​​britanike nuk janë ende të qarta se si do tëarrihet kjo dhe do ta sqarojnë këtë në kohën e duhur në vijim. Zgjidhja e mundshme mund të jetë që studentët britanikë tëvlerësohen në bazë të rezultateve të provimeve të simuluara(provë) të bëra në janar si dhe nga rezultatet e deritanishme. Njënga gjërat që Johnson gjithashtu theksoi është se kjo nuk duhettë ‘pengojë apo ngadalësojë progresin e studentëve’ dhe ashtu sipër nxënësit ​​britanikë, mbetet për tu parë se si do të ndikojëmbyllja e shkollave tek nxënësit tanë dhe si do t’i marrin atorezultatet dhe kualifikimet e nevojshme për vazhdimin e arsimimit më tej.

“Në lidhje me arsimin e lartë” – Krystyna Wierzbowicz kashtuar, “shumica e universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar kanëpezulluar të mësuarit në klasa dhe e kanë transferuar në ndjekjene mësimit online, ndërkohë që universitetet kanë mbetur tëhapura. Një pjesë e studentëve tanë tashmë janë kthyer në shtëpidhe ashtu si shkollat e mesme, universitetet po kërkojnëgjithashtu forma alternative të vlerësimeve që do të bëhen sapotë jetë e mundur. Duke qenë përballë një situate të re për tëgjithë ne, bordet e universiteteve duhet më parë të pajtohen me kërkesat e këtyre vlerësimeve dhe më pas ata do t’i informojnëmenjëherë studentët e tyre mbi këto kërkesa”- ka shpjeguar ajo. “Ne po përpiqemi të jemi qendër për të gjitha informacionet nëlidhje me studimet jashtë vendit, kështu që të gjithë klientët tanëtë tanishëm dhe ata të interesuar për të qenë në të ardhmen, lutentë na kontaktojnë nëse kanë pyetje ose paqartësi lidhur me situatën.”

Share: