Home KRYESORE Tritan Shehu: Rama te lexoje cfare tha dje epidemiologu i njohur, Foschini

Tritan Shehu: Rama te lexoje cfare tha dje epidemiologu i njohur, Foschini

“Duhet te jemi te qarte me njerezit, por pa i terrorizuar ata”!

—Ajo qe realisht mungon te ne eshte qartesia, nje strategji e shpalosur sipas disa skenareve te priteshme mbi bazen e studimeve epidemiologjike, e shoqeruar me mbeshtetje te pershtateshme financiare e masat konkrete qe do merren ne perputhje me zhvillimet, gje qe vetem ul panikun.

—Akoma asnje pergjigje ndaj konceptit strategjik dominues te zbulimit horizontal, test, test, test, asnje fjale per mundesine e testimeve te shpejta, qe si pjese e asaj strategjie ne perpunim mund te coje ne izolimet individuale e “clirimet” kolektive, e domosdoshme kjo vecanerisht per ekonomine.

—Asnje numer i qarte e afate kohore per ardhjen ne Shqiperi te qindra respiratoreve, pajisjeve te tjera speciale si ECMO a te ngjashme.

—Deri tashti personeli shendetesor, reanimatoret, jane pergjigjur shkelqyeshem, por ata duhen mbrojtur me mjetet me te sigurta, kjo mund te zgjase, duhet pregatitje reale per me te veshtiren.

—Vetem dicka trasmeton me shumice Rama, terrorizim te popullesise, dhune psikologjike, si nje ”cekic” mbi koke, i qellimshem ky per te hequr vemendjen nga ceshtjet kryesore, qe nje kryeminister duhet t’i shpjegoje e ofroje popullit.

Fatkeqesisht keshtu eshte, gje qe u konfirmua edhe nga ajo Video “spanjolle”.

Share: