Home KRYESORE Koronavirus, Nard Ndoka i sugjeron kryeministrit të ndjekë rastin e Koresë së...

Koronavirus, Nard Ndoka i sugjeron kryeministrit të ndjekë rastin e Koresë së Jugut, jo të Veriut

Nga Nard Ndoka

🔵Është koha për mend, jo për urdhëra lufte!
Z.Rama, mos ki frikë, mos krijo panik e stres, qetësohu dhe reago pozitivisht.

Z.Kryeministër, e dimë se nuk pyet njeri dhe as nuk po bashkëpunon me specialistët, por vetëm po kopjon dhe imiton të tjerët.

Një këshillë miqësore, kopjo nga Koreja e Jugut, jo e Veriut! Siguro tamponë për të gjithë popullsinë dhe ndjek shembullin e Seulit. Vendi aziatik ka kufizuar infeksionet duke identifikuar subjektet pozitive dhe duke ndjekur lëvizjet e tyre.

Të gjitha supermarketet dhe shërbimet hapur deri në orën 20:00 duke eliminuar radhët dhe konfuzionet. Mos krijo panik, frikë dhe depresion tek njerëzit, por bëj më të mirën e mundshme, jo vendime ekstreme të panevojshme dhe aspak rezultative. Hë të keqen, dil pak dhe merr ajër të freskët.

Modeli i Seulit është me efikasi deri tashti. Po e shikon Amerika e Anglia si shembull. Italia deshtoj me masat agresive, tashti po adopton modelin korean. Italianët janë të vonuar, ndërsa ne jemi akoma në kohë.

Kopjo Seulin!🙏

Share: