Home KRYESORE Video/Ushtria në rrugë, Rama: Tradhtarët mund të bëjnë hatanë

Video/Ushtria në rrugë, Rama: Tradhtarët mund të bëjnë hatanë

Makinat e ushtrisë kanë dalë sot në rrugët e Tiranës, në një video të publikuar nga Kryeministri Rama. Përmes një postimi, Rama shprehet i vendosur për të penguar të gjithe ata që thyejnë rregullat e lëvizjes.

Duke i cilësuar si tradhtarë që mund të bëjnë hatanë, Rama shkruan se ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të vendit dhe se do të përdoret çdo kusht, deri në heqjen e lirisë per ata që nuk tërhiqen nga rruga e tyre qorre.

Postimi i plotë

Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve. Duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre.

Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhëtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriut.

Share: