Home KRYESORE Vjen drafti paraprak i Venecias/ PS: S’bëjmë asnjë veprim pa ardhur opinioni...

Vjen drafti paraprak i Venecias/ PS: S’bëjmë asnjë veprim pa ardhur opinioni zyrtar. E përshëndet SHBA

Gjatë pasdites së të premtes qarkulloi lajmi se në Tiranë ka mbërritur drafti paraprak me opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me debatin e Presidentit me maxhrancën për gjykatën Kushtetuese. Burime pranë presidentit thonë se drafti i jep të drejtë Kreut të Shtetit dhe thotë që nuk ka bazë për shkarkimin e tij.

Reagimi i parë publik ishte nga kreu i grupit parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla, i cili konfirmoi se Komisioni i Venecias ka sjelle nje “draft paraprak” të Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, për të cilin thotë se na “është kërkuar që të ruajmë strikt konfidencialitetin dhe të mos bëjmë asnjë koment, sepse drafti është dërguar për t’u konsultuar dhe komentuar nga palët”. 

Taulant Balla thotë se maxhoranca do te ndjekë në mënyrë strikte agjendën dhe do të respektojë kërkesën për konfidencialitet prej vetë Komisionit te Venecias deri në miratimin e një opinioni final zyrtar. “Ndërkohë ekspertët tanë do të përgatisin sipas kërkesës së vetë procesit, për reflektimet e pretendimeve të palëve në Opinionin Përfundimtar. Kjo do të thotë po ashtu, se deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias”, thotë Balla.

Ndërkohë pas tij reagoi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë. “Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet.

Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”, thuhet ne deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë. 

Top Channel

Share: