Home KRYESORE Alma Hasalami psikiatre këshillon: Jini vigjilentë, gjithë kjo pankarantinë do sjellë ndryshime...

Alma Hasalami psikiatre këshillon: Jini vigjilentë, gjithë kjo pankarantinë do sjellë ndryshime shumë të forta!

Bisedoi Anilda Kaçaci për Konfident.al

Bota në rreth vicioz mbijeton në bazë të instikteve të veta, truri cakton rregullat e lojës. Covid-19 ka shënjuar me ngjyrë të zezë territoret e veta të influencës. Në gjithë këtë skenar ka të panjohura e mistere që të çojnë në argumentime në trajta vektorësh. Ngërçi kap e lëshon besimin tek vetja, herë pa kokëçarje e herë me frikën mbi krye. Mjekja psikiatre, Alma Hasalami flet në “Konfident.al” për “kurthe” të trurit, ndikim të teknologjisë, presionin e metaforës “luftë” dhe mënyrat e mbijetesës në karantinë.   

Ç’kurth po i ngrihet trurit në këto kohë karantine? 

Karantina është fiks një kurth psikik pasi i heq njeriut lirinë për të lëvizur trupin, për të takuar njerëzit e tij dashur dhe për të marrë vetë informacionin në vendin e ngjarjes. Pra karantina sëmur trupin, dobëson shpirtin dhe helmon mendjen me informacione të pavërteta. Izolimi social i krijuar nga karantina, në klinikën psikiatrike, e gjejmë si simptomë të rëndë te pacientët me depresion apo skizofreni. Pra është e qartë që ndarja e njeriut nga njeriu është dëmi më i madh që mund t’i bëhet psikës kolektive. Ka mjaft eksperimente që tregojnë se njeriu adult pas dy muajsh karantinë shpërfytyrohet fizikisht dhe disbalancohet psikikisht. Apo fëmijë, të cilët janë mbajtur në karantina disavjeçare nga prindër psikopatikë, shfaqin deformime fizike, probleme të zhvillimit dhe sjellje autike. Përveç kësaj, stili urban i jetesës me arkitekturën e saj na ka zhvendosur shumë larg natyrës, habitatit tonë të vërtetë. Shtëpitë tona janë shumë toksike nga elektrosmogu. 

Si vepron teknologjia në valët trunore? 

Atëherë, sistemi jonë nervor krijohet nga qeliza që punojnë me elektricitet dhe që gjenerojnë një fushë të tyre elektromagnetike. Kjo fushë në fakt gjenerohet nga i gjithë trupi ynë, pasi qeliza nervore kemi në të gjithë trupin dhe, për më tepër, kemi muskujt të cilët punojnë gjithashtu me elektricitet. Pra trupi ynë është një qark elektrik natyral i cili, kur ekspozohet në fusha elektromagnetike artificiale, rrezikon të dobësohet e të dëmtohet. Kush kujton induksionin e fushave elektrike dhe magnetike nga Fizika e gjimnazit, e kupton efektin toksik të elektrosmogut në fushën elektromagentike natyrale të trupit tonë. Valët, në varësi të gjatësisë, kanë aftësi të depërtojnë indet e trupit, të depërtojnë qelizën, madje deri në ADN duke e copëtuar atë. Pra valët 5G mund të jenë po aq toksike apo kancerogjene sa valët e Çernobilit apo pasojat e bombës së Hiroshimës. Përveç kësaj, fushat elektromagnetike, në varësi të frekuencave, krijojnë gjendje të caktuara të psikës të cilat janë artificiale dhe jo në dobi të vetes. 

Sa e dëmton shëndetin mendor përdorimi i shpeshtë i termit “luftë” përtej metaforës? 

Atëherë trauma më e madhe e kësaj karantine është mënyra se si filloi. E menjëhershme dhe paralizoi gjithë punën e lëvizjen në botë. Kjo lloj paralize është reagim psikik natyral, kur ne nuk kuptojmë ku jemi dhe kush është rreziku. Kur rreziku zgjatet e trumbetohet, histeria e një virusi vdekjeprurës, por në fakt nuk identifikohet, pasi informacioni shkencor mbi virusin ka qenë shumë i mangët, rreziku i panikut kolektiv bëhet edhe më i madh se vetë rreziku i Covid-19. Po nuk njohëm mirë arsyen e vdekjes nga Covid-19, nuk kemi si të mbrohemi nga ai. Dhe beteja vazhdon të jetë akoma e humbur për sa kohë ne nuk e njohim armikun, pra mekanizmat me të cilat ai po na lufton. 

Një këshillë për të kaluar me sa më pak pasoja nga kjo pandemi virusale, me pasoja edhe në gjendjen psikike?

Këshilla ime më e rëndësishme është të kaloni sa më shumë kohë me njerëzit e dashur. Argëtimi me muzikë e kërcim ndihmon shumë në ruajtjen e zhdërvjellsisë së trupit dhe ngritjen e humorit. Komunikoni me miqtë jashtë dhe merreni informacionin nga burime të besuara e të sigurta. Mos e mbingarkoni mendjen me informacion dhe largojuni toksicitetit të pajisjeve elektronike. Jini vigjilentë sepse gjithë kjo pankarantinë do sjellë ndryshime shumë të forta të sistemit, i cili kryesisht mbështetet në ekonomi. Me karantinën sistemi ekonomik është i rrënuar dhe paratë mund të mos kenë më vlerë. Ndoshta kjo duhej të ndodhte që ne t’i kthehemi përsëri natyrës, tokës, e të kultivojmë ushqimin dhe jetën tonë.

A.K/ Konfident.al

Share: