Home Gjeo-Ekonomia DIELLI, DETI DHE CORONA!

DIELLI, DETI DHE CORONA!

nga Prof.ing.av. Sazan GURI

E keqja nuk qenka Kreu, por lukunia me njerëz që hazdisen me kreun, që pasi:

1. Kreu i qartë në strategji, do ti fus brenda, paçka se lukunia në fillim e mësuar me armiq të padukshëm qysh 40 vjet diktaturë, thjesht ndali hapin, por ecte;

2. Kreu fut tashmë në lojë taktika të reja, polici, gjoba, burg, dënime, lukunia, ndaloi ecjen deri aty rrotull lagjes

3. Kreu fut median që të raportojnë prekje e vdekje, lukunia pushoi së ndenjturi jashtë, futet brenda, por shëtiste për ajër të pastër bashkë me qenin, ose gjoja derdhte plehrat.

4. Kreu fillon numëron të prekurit dhe vdekjet, si Moisiu çifutët, që kur i numëroi kuptuan se ishin shumë, pa e ditur sa ishin më përpara, dhe lukunia, ndalon të marri ajrin jashtë, kënaqet dhe falenderon kreun (Atin) që iu ka lënë ajrin brenda. 

5. Kreu merr orët e ditës, pastaj një të dielë, pastaj të shtunë të diele, thua se virusi punon me orë, me turne, me ditë, si modeli veresie, një ditë po një ditë jo, lukunia si zogu që kur e mbyt bajga e lopës, mjafton të ngrejë kokën mbi bajgë. 

6. Kreut i erdhi në mendje shkolla e Fullcit që shqiptarit hiqi pjatën e katërt, të tretë, të dytë dhe të parë po deshe, e ata nuk bëzajn, at’herë bëri provë t’i u marrë atë që Diogjeni në fuçinë e errët i kërkoi Aleksandrit të Madh – mos më merr atë që nuk ma nep dot, ndërsa lukunia i përgjërohesh atit, o ati ynë në tokë, sikur të na napësh edhe ca minuta më tepër ajër e diell?! 

Deri këtu, Kreut, ati ynë në tokë, le të themi se i dhimbset popullit i vet?!

7. Po kur fillon e ndalon njerëzit në plazh, në diell e në det, pikërisht aty ku corona dorëzohet, sepse:

8. plazhi me temperaturën e lartë i prish ‘malukatit’ kurorën e yndyrtë, në mos e shkatërron e zbut; vitamina ‘C’, nga prekja zbathur e rërës së plazheve, si një oficeri në luftë me armikun koronë arrin e shpërndahet dhe shkon në gjak dhe i rrit trupit eritrocidet, imunitetin, etj;

9. provitamina ‘D’ e fjetur nën apo në lëkurë kthehet për shkak të diellit në vit ‘D’, dhe si një kal apo ‘kala’ mbron ato mure që po ngre vit. ‘C’;

10. makroelementët si zinku, magnezi, mangani, natriumi, kalciumi, kaliumi që ndodhen si bashkëshoqërues me kripën e detit (NaMgCl) i lëshohen koronës, si ushtarë apo bletë puntore, duke luftuar trup me trup me qelizorët proteinikë që ajo kishte korruptuar, dhe teorikisht e praktikisht i mposht ato;

 11. mikroelemetët si litium, stroncium, bori, etj., të cilët ndodhen në raporte të shkëlqyera që vetëm ujrat detarë të mesit të dhéut,si Joni dhe Adriatiku i kanë, rigjenerojnë si hamëme trupin e njeriut; 

12. mbi të gjitha, elementët radioaktivë me sasi dy beqerel për m3ujë deti, kur të tjerët e kanë 50 beqerel, që edhe njeriu më profan kupton se të veçantën dhe shijen e papërsërithsme, më sakt unikale të ujit të detit shqiptar

At’herë, ç’mbetet të themi për Kreun, atin tonë në tokë:

1. do popullin apo do coronën?!2. do koronën apo do vaksinën?!3. do vaksinën apo do nënshtrimin?!4. do nënshtrimin apo do pushtetin?

Dhe kur shikon:

se lukunia thot se mezi po e presim vaksinën, pra, nënshtrimin, pra pushtetin e tij, hapu dhé. Pra, e keqja nuk qenka Kreu, por lukuniu,me njerëz që kënaqen me pak, me njerëz që kurrë nuk pyesin veten kreun e tyre, por Kreun e partisë, me njerëz që kurrë nuk i çojnë një mesazh kreut të tyre pikërisht pjesës së majtë të trurit që të paktën të kënaqen me veten që dëgjuam edhe kreun, por pyetëm edhe veten sepse:

1. Njeriu nuk është thjesht dhe vetëm qenie biologjike, rrafsh me kafshët, i udhëhequr nga 4 instinktet bazë, si ushqim (për të jetuar), gjumë (ripërtërirë), frikë (nënshtrim) dhe seks (prodhim familje).

2. Njeriu nuk është thjesht dhe vetëm qenie sociale, që ndjen, që gëzon, që qeshë e qan, që los dhe aktron që merr urdhra, që pranon zgjedhë, zinxhir, nga kreu në tokë, kësisoj ka një gjysëm hemisferë të caktuar të trurit, enkas për këto (e djathta).

3. Por, njeriu është qenie me ndërgjegje të lartë, me cervelo, me tru, me arsyetim, me llogjikë, që të gjitha ato më sipër ja con për filtrim gjysmës tjtër të hemisferës (asaj të majtë), për të marrë përgjigjen, reagimin e duhur, pastaj ja çon atij lart, Zoti në kiell, që me anë të Polit manjetik, e cila i jep komandë gjakut, njeriu orientohet në jetë, shkëput vargonjt e mësipërm, zgjidh zinxhirët dhe zgjedh rrugën e drejt vetë e me tru dhe jo nga të tjerët si skllav (skallafe) e pa tru. Këtu ndahen njerëzit, me ose pa aryetim, në dembela që i bien shkurt, por iu del më gjatë apo në puntorë që i bien gjatë dhe iu del më shkurt. 

Ndaj z. Kryeministër!
1. liro plazhet, 

2. liro diellin,

3. liro detin,

4. liro ajrin,

5. liro turizmin,

6. liro hotelet turistike

7. liro turizmin e brendshëm.

Share: