Home KRYESORE Foto/Del pica me emrin e doktor Piperos

Foto/Del pica me emrin e doktor Piperos

Një picë me emrin e doktor Pëllumb Piperos. Duket se kjo ka qenë gjetja më e veçantë e një picerie në kryeqytet. Në një kohë kur Shqipëria  dhe gjithë bota po përballen me koronavirusin, emri i mjekut infeksionist Pëllumb Pipero është bërë shumë i njohur për të gjithë qytetarët.

Me daljet e tij në media dhe gjithë shpjegimet për qytetarët shqiptarë, doktor Pipero është kthyer në një zë të besueshëm pasqyrimi për situatën e krijuar.

Vetë doktori, buzëqeshi kur e pa këtë foto në “Opinion”, ndërsa tha që do të shkonte ta shijonte këtë picë, pasi të përfundojë epidemia.

/Opinion.al

Share: