Home Gjeo-Ekonomia Ish-ambasadori amerikan në Beograd përkrah fuqishëm Albin Kurtin

Ish-ambasadori amerikan në Beograd përkrah fuqishëm Albin Kurtin

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Polt, e ka quajtur të drejtë vendimin për reciprocitet të Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë.

Ai tha se s’ka asnjë arsye që Kosova të mos e trajtojë në të njëjtën mënyrë siç e trajton Serbia atë sa i përket tegtisë.

Polt, madje doli edhe kundër pozicionimit amerikan kundër masave të reciprocitetit që ndërmori Qeveria në detyrë.

“SHBA kundërshton ‘pengesat e reja’ të Kosovës për mallrat serbe. Nuk ka asnjë arsye që Kosova nuk duhet të kërkojë trajtim reciprok të tregtisë së saj me Serbinë. Presioni amerikan në Kosovë në këtë rast është i gabuar”, ka shkruar ai në Twitter duke e shpërndarë një artikull të New York Times.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi masën e reciprocitetit, për të cilën tha se do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor dhe se deri në këtë kohë do të bëjë një vlerësim të gjithëmbarshëm për të parë se si ka ecur zbatimi dhe implementimi/Kosova Sot

Share: