Home KRYESORE Italia shtyn masat kufizuese deri në 3 maj, por hap disa aktivitete

Italia shtyn masat kufizuese deri në 3 maj, por hap disa aktivitete

“Do t’i zgjasim masat kufizuese deri në 3 maj. Një vendim i vështorë, por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike”. Më këto fjalë kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte njoftoi se gjithsesi do të hapen disa aktivitete si: libraritë, kancelaritë dhe dyqanet e rrobave për fëmijë. 

Një nga vërejtjet e kryeministrit italian ishte atmosfera para Pashkëve duke kërkuar që të mos hedhin poshtë përpjekjet e bëra deri tani.

“Shpresa është që pas 3 majit të mund të fillojmë përsëri me kujdes dhe gradualisht, por kjo do të varet nga përpjekjet tona. Vendosmëria jonë është që t’i lehtësojmë masat për të gjitha aktivitetet e prodhimit sa më shpejt që të jetë e mundur, për ta rikthyer motorin e vendit tonë në shpejtësinë e plotë sa më shpejt që të jetë e mundur: por ne nuk jemi akoma në gjendje ta bëjmë këtë, duhet të presim më gjatë” – tha Conte.

“Puna për fazën e dytë tashmë ka filluar sepse ne nuk mund të presim që virusi të zhduket nga territori ynë. Do të na duhet një program i artikuluar dhe organik në dy shtylla: një grup pune i ekspertëve dhe protokolli i sigurisë në vendet e punës” – tha Conte/lapsi.al

Share: