Home KRYESORE Koronavirus, mjeku i njohur: Domosdoshmëri të planifikohen dhe zbatohet skema e kthimit...

Koronavirus, mjeku i njohur: Domosdoshmëri të planifikohen dhe zbatohet skema e kthimit në normalitet.

Nga Erion Dasho

Prej disa ditësh, në dy spitalet që trajtojnë pacientët me COVID ndodhen të shtruar gjithsej 40 persona, ose ekuivalenti i dy pavionëve spitalorë.

Ndërkohë kapaciteti i rrjetit tonë spitalor është të trajtojë mbi 8,000 pacientë në muaj.

Në kohën kur dihet se COVID nuk është një sëmundje të mund të zhduket në javët apo muajt që vijnë dhe duke patur këtë super-rezervë në numër shtretërish, është domosdoshmëri të planifikohen dhe zbatohet skema e kthimit në normalitet.

Edhe në se do të kemi rritje rastesh, spitalet dhe shtretërit janë gati për t’i trajtuar dhe tashmë mjekët dhe infermierët tanë kanë krijuar përvojë të shkëlqyer në trajtimin e rasteve me COVID (deri tani ne kemi mbi 350 të shëruar nga COVID në shkallë vendi).

Qëllimi është që të shmanget dyndja dhe kolapsi i sistemit të kujdesit spitalor.

PËR KËTË ARSYE DUHET KUJDES!

Hapja e pa monitoruar mund të çojë në çdo moment në rritje të pakontrolluar të rasteve!

Masa inteligjente e radhës konsiston në vendosjen e sistemit të monitorimit elektronik dhe në kohë reale të situatës së infeksionit në çdo vend ku ka mundësi të shfaqet COVID – në spitale, në laboratorët e testimit, në qendrat shëndetësore, në mjediset e biznesit dhe në komunitet.

Vetëm në një situatë të kontrolluar (ku shembulli i Gjermanisë është shembulli më i saktë) mund të flitet për heqje të sigurt të kufizimeve.

Share: