Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Miratohet zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

Miratohet zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

Komisioni i Ligjeve ka miratuar kërkesën e Qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, me vetëm dy vota abstenim dhe asnjë kundër.

“Mendojmë që shtyrja do të na ndihmojë ne, por edhe Parlamentin, që të kemi mundësi të kontrollojmë, të frenojmë dhe pastaj të fusim në kurbë ulëse përhapjen e infeksionit”, u shpreh ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se fillimisht qeveria e shpalli me 24 mars gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, për 1 muaj.

Zgjatja e afatit të gjendjes të fatkeqësisë natyrore pritet të sjellë reagime të faktorëve të politikës dhe biznesit, sidomos nga sektori i turizmit ku përkon me kulmin e zhvillimit të kësaj industrie. /Opinion.al

Share: