Home Gjeo-Ekonomia Pas 18 majit mund të hapen restorantet dhe baret, por ka një...

Pas 18 majit mund të hapen restorantet dhe baret, por ka një përjashtim

Baret dhe restorantet mund të hapen pas datës 18 maj, por vetëm ato në mjedise të hapura. Ky është plani i qeverisë i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se do të ndodhë kështu nëse të dhënat e pandemisë do të jenë të qëndrueshme.

Ministrja Manastirliu:

 “Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”.

Manastirliu tha se ky plan tentativë do t’i shërbejë njësive të shërbimit, bare dhe restorante për t’u përgatitur për organizime në kushte të reja të sjelljes dhe shërbimit.

Gjatë prezanimi të planit të ri-hapjes Manastirliu konfirmoi se kufizimet në këtë plan do të vijojnë për aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë.

Share: