Home KRYESORE Rama i përgjigjet shoqërisë civile: Tërheqje? As që bëhet fjalë fare

Rama i përgjigjet shoqërisë civile: Tërheqje? As që bëhet fjalë fare

Kryeministri Rama i është përgjigjur kërkesës të disa shoqatave të shoqërisë civile të cilat i kërkuan Kuvendit të mos kalonin ndryshimet e propozuara nga qeveria në Kodin Penal.

Në një deklaratë për media, 30 organizata i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara nga qeveria.

“Propozimet ligjore parashikojnë dënime tejet të ashpra që shkojnë deri në 15 vite burg dhe cenojnë dinjitetin njerëzor”, thuhet mes të tjerash në argumentimin e organizatave.

Rama i fton shoqatat të bëjnë propozime konkrete përsa i përket dispozitave në Kodin Penal që kanë të bëjnë me lëvizjen e popullsisë në kushtet e epidemisë. Ai shkruan se është i hapur ndaj propozimeve por për tu tërhequr “as që bëhet fjalë fare”.

“Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!

Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”, shkruan Rama. /Opinion.al

Edi Rama@ediramaal · 2h

Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!

Edi Rama@ediramaal

Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare.755:48 PM – Apr 10, 2020Twitter Ads info and privacy16 people are talking about this

Share: