Home Gjeo-Ekonomia “Rama po përdor situatën për fushatë” Shehi propozon tre hapa konkretë

“Rama po përdor situatën për fushatë” Shehi propozon tre hapa konkretë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” se paketa ekonomike e qeverisë është minimaliste dhe se kryeministri Rama është duke e përdorur situatën për fushatë.

Do i konsideroja minimaliste, qeveria nuk ka mjete të pafundme. Por ama disa para kanë ardhur 175 mln i dha FMN, 170 mln i dha BE, rreth 100 mln u morën në tregun e brendshëm u blenë bono thesari. Mund të përgatisim një euro bond. Mjetet financiare për ta potencu paketën janë. Të mbyllim një pjesë të këtyre PPP. Unë them që qeveria ka mundësi të paguajë më shumë. Ky zotëri po mundohet të japë nga pak duke dhënë karrotën dhe po e përdor situatën për fushatë. Zgjedhjet do të bëhen vitin tjetër. Por harron një gjë që duke e tërhequr zvarrë karrotën mund ta shembi ekonominë. Duhen popmuar lekë në ekonomi”, tha Shehi.

Sa i përket hapave që duhen ndëmarrë ai sugjeroi tre pika të cilat kanë në qendër sistemin shëndetësor dhe hapjen e ekonomisë.

Qeveria duhet të ketë kurajon të hapë pjesë pjesë ekonominë që në fund të majit të jenë të gjtha të hapura. Qeveria duhet të ndërmarrë tre hapa. Së pari duhet të përgatisë ndjekjen e rasteve me tampon. Ne kemi vetëm 5 mijë teste dhe po u ngritën gjithë ato skenarë. Të bëhen 50 mijë teste. Së dyti nëqoftëse do hapet ekonomia ka nevojë për një shërbim paralel shëndetësor. Të subvencionojë shteti pika kontrolli në kufi por edhe në kompani ose call centers. Duhet të përmirësojmë të gjithë sistemin shëndetësor. I kemi vënë shkelimin sistemit të shëndetit publik në Shqipëri. Hajde të bëjmë këto tre punë që shqiptarët të kenë punë në maj dhe në qershor. Kriza do tërheqi nja tre vjet me rradhë”, shtoi ai. /Opinion.al

Share: