Home KRYESORE Rama publikon hartën, ja zonat e gjelbërta me rregullat e reja të...

Rama publikon hartën, ja zonat e gjelbërta me rregullat e reja të lëvizjes

Kryeministri Rama ka publikuar hartën me ato që ai i quan “zona të gjelbërta” tek të cilat nga dita e hënë do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes, por me rregulla strikt për lëvizjen.

Siç paralajmëroi edhe më parë Qarku i Dibrës, Gjirokastrës, zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Bashkia Divjakë do të kenë rregulla të reja lehtësuese për levizjen.

Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave

Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia

Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia.

Kujdes! Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave

Ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme

*Apeli im për të gjithë qytetarët e këtyre zonave është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmojnë të gjithë Shqipërinë me shembullin e tyre pozitiv”, shkruan Rama. /Opinion.al

Share: