Home KRYESORE Shtohen respiratorët në spitalin COVID 2, ja edhe sa priten të vijnë

Shtohen respiratorët në spitalin COVID 2, ja edhe sa priten të vijnë

Pesë respiratorë të rinj janë vendosur në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit, ku janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.

“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive”, u shpreh Manastirliu.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19. /Opinion.al

Share: