Nga Dr. Erion Dasho
Suedia vazhdon t’i japë shembull botës dhe t’i tregojë se COVID është thjesht një sëmundje nga e cila mund të mbrohemi pa panik dhe alarm. Mjafton të zbatohen ato masa të thjeshta dhe të kujdesshme parandaluese të cilat tani i njohin të gjithë.
Suedia ka eliminuar grupimet me dhjetëra persona dhe u ka REKOMANDUAR (jo urdhëruar dhe, aq më pak kërcënuar) qyterarëve të saj të kenë kujdes me distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Puna vazhdon si më parë, dhe jo të gjithë shkollat janë mbyllur. Rastet ka pesë ditë që vijnë në rënie.
Kushdo që mendon se Suedia, si një ndër vendet më të pasura, nuk mund të jetë shembull për Shqipërinë, gabon.
Sistemet shëndetësore të “pasura” dhe të “varfëra” sot dallohen nga aftësia për të trajtuar probleme komplekse si kanceri, transplanti, etj., kurse përballë sëmundjeve akute infektive (siç është COVID) ata janë pothuajse të barabartë.
Gjithmonë e më shumë argumente se COVID nuk është luftë apo katastrofë. Ajo është thjesht një sëmundje me të cilën mund dhe duhet të merren mjekët dhe infermierët që e kanë treguar me prova këto ditë se janë plotësisht të aftë ta bëjnë këtë.