Home KRYESORE SHBA hedh syte te analiza e gjakut per coronavirus, antitrupat; pas nje...

SHBA hedh syte te analiza e gjakut per coronavirus, antitrupat; pas nje jave fillon t’i beje. Analiza e gjakut dhe fatkeqsia skandal e Kumanoves

Dr. Hektor Grazhdani, Rome.

Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan qe per nje jave do te fillohet te behet testi i gjakut i antitrupave per coronavirus, qe te gjendet kush e ka kaluar dhe eshte i mbrojtur, ka krijuar imunitet. Dr. Anthony Fauci eshte eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force te Shtepise se Bardhe.

FDA regullatori i SHBA-se, po ben dhenien e certifikimit te validation (verifikimit) per keto teste, me pershpejtim te jashtezakonshem emergjence, duke liruar shume kritere. Dr. Fauci tha qe pas nje jave do te kete certifikimin nje ose me shume marka te ndryshme testesh te antitrupave (jane me dhjetra teste te ndryshme te propozuara, ne BE me shume se 60).

I pyetur a do te mund t’i behet ky test gjithe popullsise amerikane 330 milione, Dr. Fauci u pergjigj: “me siguri do te behen miliona teste. Por testi do te na sherbeje kryesisht qe te dime ne kohe reale, ne cdo moment, sa eshte penetranca e infeksionit ne popullsi.”

Pra sa eshte prevalenca, perqindja e popullsise qe ka infeksionin nga coronavirusi ose e ka kaluar ate. Mendohet gjysma e te infektuarve, e kalojne pa shenja semundjejen ose me shjenja te vogla, nuk e dine qe e kane kaluar. Keta ja trasmetojne te tjereve kur infeksionin e kane aktiv.

Kur Organizmi i Shendetit Publik amerikan do te ndjeke ne cdo moment ne kohe reale, sa eshte i perhapur coronavirusi ne popullsi, do te dije te keshilloje per vendimet: a t’i nxjerresh njerezit ne pune apo t’i mbaje akoma te mbyllur ne shtepi. Vendimin, natyrisht, e merr politika.

Vetem mbyllja e njerezve ne shtepi, e shuan epidemine. Coronavirusi ngjitet shume lehte nga njeriu ne njeri, me ane te ajrit qe del me kolle, te folur ose frymemarrje, kur njerezit jane afer njeri-tjetrit. 

Por analiza e gjakut nuk ben diagnoze te hershme infeksioni Covid. Ate e ben vetem tamponi. Ja nje rast fatkeq:

Rasti i Kumanoves ne RMV, analiza e gjakut per coronavirus falls negativ.

Analiza e gjakut, antitrupat per coronavirus, nje prodhim hollandez, behet ne Shkup me cmim 20 euro ne nje strukture jo-publike. Doktore te Shkupit me kane thene qe me rezultatin e kesaj analize kane patur probleme.

Por rasti qe u be skandal mediatik ishte 45 vjecari R.Z nga Kumanova: mbipeshe dhe diabet, ne 23 mars shkon te doktori i tij me kolle dhe temperature 37,5. Doktori i thote nuk i ke kriteret per te bere tamponin per coronavirus. Ne 26 mars doktori i refuzon tamponin per here te dyte. Ne 27 mars pacienti shkon ne Shkup, ben analizen e gjakut per coronavirus, i del negativ. I gezuar kthehet ne Kumanove; shkon te mjeku i tregon analizen. Doktori i jep mjekim per viroze te zakonshme dhe pacienti kthehet ne pune, ne tregun e tezgave, eshte shites corapesh. Ne 29 mars gjendja e tij keqesohet, shtrohet ne spitalin e Kumanoves. Dyshojne per Covid dhe i bejne tamponin. E dergojne ne Shkup te infektivi. Te nesermen del rezultati i tamponit pozitiv, po ate dite pacienti vdes. La familjen me tre femije.

Ministri i Shendetesise tregon detajet e ketij rasti ne konference per shtyp, duke mos permendur rezultatin negativ te analizes se gjakut dhe se si ndikoi kjo. Pas disa ditesh ka shperthim te rasteve Covid ne Kumanove, shteti e shpall zone te kuqe e bllokon me polici – ndalohet cdo hyrje ose dalje nga qyteti. Kumanova dhe Dibra jana dy qytete te bllokuara zone e kuqe ne RMV.

Burimi i te dhenave: CNN, MSNBC, INVESTIGATIVE REPORTING LAB MACEDONIA: https://irl.mk/pekolniot-pat-niz-testiraeto-od-kovid-19-ili-kako-umre-r-z/

Share: