Hawaii zakonisht i mirëpret vizitorët por tani, ai duket se po paguan për ti larguar ata nga vendi. Autoriteti hauaian i turizmit ka akorduar një fond të veçantë, për të larguar turistët nëse ata refuzojnë ti binden karantinës 14 ditore të vendit.
19 persona janë ndihmuar të kthehen mbrapsht në vendet e tyre që nga fillimi i emergjencës. Në disa raste, vizitorët kanë refuzuar të largohen dhe janë përballur madje edhe me gjoba. Hauai ka raportuar të paktën 596 raste të koronavirusit dhe 12 viktima, sipas të dhënave të universitetit John Hopkins.
Guvernatori i vendit ka vendosur një vetëkarantinë të detyrueshme dy javore për çdo vizitor që vjen nga jashtë dhe për udhëtarët nga njëri ishull në tjetrin. Që nga 1 prilli, zyrtarët inkurajojnë turistët të mos udhëtojnë drejt këtij vendi dhe shumë mediave u është kërkuar të mos promovojnë udhëtimet në Hauai. Zyrtarët thonë se shpresojnë të ulin numrin e udhëtimeve në vend në mënyrë që të mundësojnë mbajtjen e sistemit shëndetësor në funksion normal duke patur parasysh natyrën e izoluar të ishujve.
Top Channel