Home Gjeo-Ekonomia 5 fakte mbi canabisin!

5 fakte mbi canabisin!

Nga Irena Beqiraj

Ne 2018 ne nje udhetim ne Colorado ( Denver ) ne biseda me drejtues te agjensive zhvillimore te vendit mesova disa fakte interesante per vendin i cili ka qene i pari ne bote qe ka legalizuar (Janar 2014 ) canabisin per qellime mjeksore ( edhe me pas qellime kenaqesie )

  1. Per 1 dollar investim ne Canabis multiplikatori ekonomik kishte qene 2.4 $.
  2. Per cdo 1 dollar shitje te canabisit kostot e publikut ( personale edhe shteterore )ishin rritur 4.5 dollare ( kosto per sherbim mjeksor, per sigurime , kostot e aksidenteve , te reahabilitimit pasi 1 ne 10 perdorues ishte i varur nga kanabis )
  3. Pas 4 vitesh cmimi kishte rene ne 70 %, ndryshe nga parashikimi 50 % . Perfitimet ekonomike shtese priteshin te binin ndjeshem ne 10 vitet e ardhshme .
  4. Ne 4 vite kishin rritje eksponenciale gati 2 here te perdoruesve .
    5 . Pjesa me interesante e gjithe prezantimit ishte pjesa e eleminimit te tregut ilegal edhe taksimit , dy elemente te lidhura ngushtesisht me njera tjetren .
    Me shume se 50 % e tregut kishte mbetur serisht ilegal , per dy arsye :
    a) tregu ilegal ishte shume mire i organizuar edhe “fleksibiliteti i tij” u shpreh ne uljen e cmimit ne 100 $ per pound .
    b) qeveria lokale per te materializuar nje nga argumentat e legalizimit, te ardhurat nga taksat , e taksuan me teper kete produkt duke e bere tregun legal me pak kompetitiv ne krahasim me tregun ilegal .

A do kete me shume kosto apo perfitime?

Ps. Canabisi medicinal ne Gusht 2019 rezulton legal vetem ne 30 vende te botes , prodhohej thuajese ne cdo vend te botes ( kryesisht ne menyre ilegale ) edhe perdorej nga 188 milion njerez.

Share: