Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se do të jetë në detyrë deri në fund të mandatit.
I pyetur nga gazetarët, lidhur me deklaratën e Kryeministrit, Edi Rama, se “shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që do të bëhet partia e Metës”, kreu i Shtetit tha se nuk ka nevojë as të mbështesë dhe as të krijojë ndonjë parti.
“Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë parti. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformën dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shaka. Të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre. Diktatura ka trokitur dhe të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre.”, deklaroi Meta./Opinion.al