Home KRYESORE Atentati me armë zjarri në Kurbin, rëndohet bilanci i viktimave

Atentati me armë zjarri në Kurbin, rëndohet bilanci i viktimave

Është rënduar bilanci i viktimave në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ku mbeti i vrarë përpara sheshit të një hoteli Bujar Lika (Hasani).

Ndërkohë, bëhet me dije se ka ndërruar jetë dhe 53-vjeçari, Paulin Gjergji, i cili fillimisht u transportua i plagosur në spitalin e Traumës.

Në këtë atentat ka mbetur i plagosur dhe një 21-vjeçar i identifikuar si Kreshnik Tusha. Aktualisht ende nuk janë të qarta rrethanat e atentatit me dy viktima./ Opinion.al

Share: