SI KA QENË NË KOHËN “PARA PARTISË” ? Smithi dhe plaku
Nga Aurel Plasari
Edhe pse kalimtare në dukje, si skena më tronditëse e 1984-s orwelliane më ka qenë ngulitur në mend ajo e Smithit me plakun në një pub periferie. Winston Smithi, personah kryesor i romanit “Tetëdhjetë e katra” të Orwell-it, ishte një nga ata nëpunës të përhimë të “Ministrisë së të Vërtetëms”, në fakt kryeinstitucioni i manipulimit të kujtesës publike.
Një ditë Smithi ka dalë të endet nëpër periferi, aty ku banojnë “prolet”: prolet përbëjnë 85% të popullsisë, ata duhet vetëm të punojnë e të prodhojnë, duke gjalluar në njëfarë gjysmëmjerimi, ndryshe nga dy klasat e larta, që janë “Partia e brendshme” dhe “Partia e jashtme”.
Meqë prolet janë më pak të kontrolluar nga pushteti i Vëllait të Madh, më pak të nënshtruar ndaj përdhunimit të kujtesës, Smithi ka shpresë të rekuperojë në mjediset e tyre diçka nga kujtesa e shuar prej Partisë.
Ulet pranë plakut në pub dhe e pyet se si ka qenë në kohën “para Partisë”. Ka qenë më mirë? Ka qenë më keq? Fundja, si ka qenë…? Plaku vret mendjen dhe, më në fund ngre supet, nuk i kujtohet gjë. “Ministria e së Vërtetës” ia ka dalë t’ia shuajë kujtesën edhe atij.
U rroftë privilegji që ua njeh Partia me sloganin “Prolet dhe kafshët janë të lira”!
fb a.p.