Home KRYESORE Gjyq me biznesmenin turk për 3.5 mln $, Idrizi: Kam rolin e...

Gjyq me biznesmenin turk për 3.5 mln $, Idrizi: Kam rolin e garantuesit

Sipërmarrësi Sinan Idrizi, president i Flamurtarit dhe një nga aksionerët kryesorë të “Air Albania” do të përballet në gjykatën e Stambollit me një padi të ngritur ndaj tij. Është biznesmeni turk Adnan Polat, i cili i kërkon Idrizit të kthejë pas një kapar prej 3.5 milionë dollarësh të lëshuar si garanci për një kontarë që synonte blerjen e një biznesi hidrokarburesh në Shqipëri.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Idrizi ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe milionerit turk, ndërsa ka hedhur poshtë disa nga deklaratat e bëra në mediat turke, lidhur me këtë ngjarje..

Idrizi: Ka një akuzë të drejtpërdrejtë nga një artikull në shtypin turk, për një marrëveshje në të cilën unë jam në statusin e garantuesit të kontratës.

Fevziu: Polat është një nga biznesmenët më të mëdhenj të stamobllit.

Idrizi: Patjetër. Kemi ardhur në Shqipëri për të investuar në hidrukarbure, në energji të rinovueshme  dhe turizëm. Me dëshirën e zotit Polat kemi marr për auditim një kompani ndërkombëtare. Kemi a ardhur në Shqipëri dhe pasi kemi bërë adutin, palët kanë rënë dakord të blejnë aksionet. Si hap të parë kemi depozituar në konton time bankare garancinë e kaparit.

Fevziu: Cilën kompani do blinit?

Idrizi: Për efekt etik nuk do të përmend emrin. Është një kompani serioze.

Fevziu: Ju erdhët bashkë me Adnand  Polat për të blerë dy kompani.

Idrizi: Me këtë ide kemi ndërtuar një strukturë të përbashkët ku unë kam marr rolin e garantuesit të kontratës, por një kompani ndërkombëtare me zyrën e saj në Tiranë ka bërë auditin.

Fevziu: Ky 3.5 milionë dollarë do t’ju mbetej ju?

Idrizi: Jo, jo jo. Është brenda pagesës së shumës së përgjithshme. Është 15% e vlerës si kapar, nëse kompania do të dilte pastër.

Fevziu: Përse nuk u shit?

Idrizi: Për shkak të paaftësive financiare të zotit Polat për të paguar pjesën e plotë të kontratës. Në momentin që bankat nuk e financojnë  zoti Polat më pyet se çfarë do të bëjmë. I kam kërkuar të zgjidhë kontratën, ose të marr kompaninë ose ta zgjidhë në formë tjetër.

Fevziu: Këto para duhet të kthehen pas apo duhet t’i mbani ju?

Idrizi: Këtë do ta zgjidhë gjykata e Stambollit. Edhe unë kam bërë padinë time, edhe zoti Polat ka bërë padinë e tij./Opinion. al

Share: