Home KRYESORE Ish-kreu i OBSH: Koronavirusi do të ikë vetë, nuk ka nevojë për...

Ish-kreu i OBSH: Koronavirusi do të ikë vetë, nuk ka nevojë për vaksinë

Koronavirusi ka gjunjëzuar botën dhe lufta më e madhe sot është nxjerrja sa më parë në treg e një vaksinë. Çdo ditë po dalin deklarata dhe informacione të ndryshme në lidhje me këtë temë.

Së fundmi, ish-drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Karol Sikora ka deklaruar se nuk ka nevojë për vaksinë, pasi koronavirusi zhduket natyrshëm.

Profesori Sikora, Onkolog dhe Zyrtar Kryesor Mjekësor i Shëndetit në ‘Rutherford Health’, është shprehur se ka të ngjarë që publiku britanik të ketë më shumë imunitet nga sa mendohej më parë dhe se Covid-19 mund të përfundojë duke ‘shuar veten’.

“Ekziston një shans i mirë që koronavirusi të vdesë natyrshëm përpara se të zhvillohet një vaksinë. Ne shohim një model afërsisht të ngjashëm kudo, mendoj se kemi më shumë imunitet sesa pritej. Duhet të vazhdojmë të ngadalësojmë virusin, por ai mund edhe të ‘shuhet’ vetë”, shkroi ai në një postim të tij në mediat sociale./konfident.al

Share: