Home KRYESORE Rama-Bashës:Hajde në tryezën e reformës, fito zgjedhjet dhe ndërto teatrin

Rama-Bashës:Hajde në tryezën e reformës, fito zgjedhjet dhe ndërto teatrin

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në tryezën e Reformës në Drejtësi dhe ju përgjigj ultimatumit të tij se teatri është vija e kuqe.

Rama tha në një intervistë televizive se opozita nuk mund të vendosë vija të kuqe dhe se qeverinë nuk e merr dot peng askush. Ai shtoi se opozita duhet të ulet për refomë zgjedhore dhe më pas të hyjë në zgjedhje.

Nuk mund të ngrihet kauza mbi kërcënime. Peng mua ose qeverinë nuk më merr dot askush. Asnji lloj force në këtë rruzull. Jo më një opozitë sado e respektuar të jetë të marri peng qeverinë e ti thote që unë të vij të ulem me ty për atë që është edhe interesi im, ti duhet të kuptosh që unë e kam këtu një vijë të kuqe. Jo, ti hajde ulu në tryezën e reformës meqe janë vetë që e kanë ngritur domosdoshmërinë e një reforme. Hajde ulu, ne jemi të hapur të diksutojmë mbi atë korrnizë të përcaktuar nga rekomandimet. Biem dakod shkojmë në zgjedhje, të fitojë zgjedhjet dhe të ndërtoje Teatrin te Kodra e Diellit, ndërtoje një të ri aty ku ishte, krijo ndërmarrje tallash, teneqe mund të gjejnë se ka plot dhe ndërtoje. Qëllimi i një opozite në demokraci është që të fitojë zgjedhjet e jo të përmbysë qeverinë me dhunë”, u shpreh Rama. /Opinion.al

Share: