Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Izolim absurd”, Mjeku apel kolegëve: Lëreni këtë popull në këtë fatkeqësi që...

“Izolim absurd”, Mjeku apel kolegëve: Lëreni këtë popull në këtë fatkeqësi që i ka rënë…

Troç nga Gezim Xhepa

Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur…, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI…!!!

Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë…, me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij…, sinqerisht nuk i kuptoj…!!!

Duke dashur me gjithë shpirt t’ia lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudo-pandeminë… dhe jo dashakeqësisë për të terrorizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore…!!!

Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku…, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, që kur lindi… lindi i dobët…, ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes…,

JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË…!!!

Share: