Home KRYESORE Lapaj: Godina që bashkia prishi, nuk ishte pronë e saj

Lapaj: Godina që bashkia prishi, nuk ishte pronë e saj

Juristi Adriatik Lapaj tha në studion e emisionit “Opinion” se Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës, vendosi të shembë një godinë që nuk e kishte në pronësi të tij, në rastin e Teatrit Kombëtar.

Ai argumentoi se referuar VKM-së sipas të cilës është bërë kalimi i truallit dhe godinës së teatrit nga qeveria tek Bashkia e Tiranës, në pronësi të kësaj të fundit ka kaluar i gjithë trualli i Teatrit Kombëtar por jo e gjithë godina.

Sipas tij referuar dokumentit, Bashkia e Tiranës ka marrë në pronësi të saj vetëm Godinën e Teatrit Eksperimental dhe jo atë të Teatrit Kombëtar. Ky fakt për juristin Lapaj do të thotë që këshilli ka vendosur për shembjen e një objekti që nuk e ka patur në pronësi.

“VKM e datës 8 Maj 2020, me të cilin prona i është  kaluar bashkisë Tiranë, ka dhe kartelën shoqëruese. Këshilli i Ministrave i ka kaluar bashkisë 1126 metra ndërtesë, ndërkohë që  janë 2600 metra ndërtesë.  Interpretimi që bëjnë ekspertët është i qartë”./Opinion.al

Share: