Home KRYESORE Manastirliu: Nëse kemi 250 të shtruar në spitale, do të kthehemi mbrapsht

Manastirliu: Nëse kemi 250 të shtruar në spitale, do të kthehemi mbrapsht

Hapja e vendit do të vijojë në një proces të parashikuar në tre faza sikurse është bërë me dije deri në këto momente. Por në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se Shqipëria do të vijojë me hapjen, varësisht numrit të pacientëve të shtruar në spital. Ministrja tha se nëse pacientët e shtruar në spital, do të kalojnë më shumë se 250, do të na duhet të kthehemi në masat shtrënguese.

“Ne sipas komitetit të ekspertëve kemi vendosur që të bëjmë vlerësimin dyjavor të hapjes përgjatë çdo faze. Do të shohim në datë 11 Maj, po jap datën 11 Maj si vlerësimin e fazës së parë që do të na japë një panoramë të situatës. Nëse do të kemi deri në 90 të shtruar në spital do të vijojmë me fazën tjetër dhe nëse do të kemi 250 të shtruar ne nuk do të bëjmë më hapje të mëtejshme, por do të kthehemi mbrapsht. Nëse në terapinë intensive do të kalojmë mbi 30 pacientë të intubuar, ne do të vlerësojmë rikthimin mbrapsht. Çfarë është e rëndësishme, është të mos humbim çfarë kemi fituar gjatë kësaj kohe 7 javore”, tha Manastirliu.

Share: