Home KRYESORE Miqësi me Ramën dhe Erdoganin? Si përgjigjet biznesmeni i “Air Albania”

Miqësi me Ramën dhe Erdoganin? Si përgjigjet biznesmeni i “Air Albania”

I njohur si president i skuadrës së “Flamurtarit” dhe njeherësh një nga aksionerët kryesorë të “Air Albania”, emri i Sinan Idrizit është kthyer së fundi në vëmendje për shkak të një procesi  gjyqësor të hapur ndaj tij në Stamboll. Është biznesmeni turk Adnan Polat, ai që ka ngritur një padi ndaj biznesmenit shqiptar lidhur me një kapar prej 3,5 milionë euro, dorëzuar tek Idrizi për blerjen e një kompanie hidrokarburesh në Shqipëri.

Por duke qenë se blerja e kompanisë është anuluar, Polat kërkon nga Idrizi kthimin e kaparit. Biznesmeni shqiptar, i cili ka deklaruar se ka qenë garantues i këtij kapari refuzon ta bëjë kthimin e pagesës, me arsyetimin, se anulimi i blerjes së kompanisë ka ndodhur pasi Adnan Polat nuk kishte mundësi të përmbushte detyrimet e tij financiare për blerjen. Ndërkohë në mediat turke, që citonin Adnan Polat, thuhej se për këtë investim të biznesmenit turk në Shqipëri, ka qenë në dijeni edhe Kryeministri shqiptar.

Ndërkohë, përmes një deklarate, Partia Demokratike e ka cilësuar këtë ngjarje një skemë mashtrimi, ndërsa ka kërkuar hetimin e saj nga SPAK. “Nuk ka asnjë dyshim që Sinan Idrizi po bënte pazar për të pasuruar Edi Ramën dhe se 3.5 milionë euro që ka marrë nga biznesmeni turk janë futur në xhepat e Edi Ramës”, thuhej në deklaratën e Partisë Demokratike.

Në një dalje në emisionin “Opinion”, ku sqaruar me deklarimin e tij padinë e biznesmenit turk, Idrizi është pyetur edhe për raporet e tij me Ramën dhe Erdogan.

Fevziu: A është e vërtetë apo legjendë urbane, që ju keni njohje personale me presidentin turk Erdogan?

Idrizi: Njohje personale, jam i lumtur që e kam takuar disa herë. Më jep kënaqësi që me një lider botëror kam bërë disa takime.

Fevziu: Çfarë takimesh, takime pune, apo takime ku janë 100 vetë dhe i jep dorën?

Idrizi: Edhe kjo mund të jetë. Kam rreth 30 vjet që kam bërë takime të llojit të tillë.

Fevziu: Çfarë raportesh keni me Kryeministrin e Shqipërisë?

Idrizi: Me deputetin e Vlorës? Kam raporte shumë miqësore.

Fevziu: Raport miqësor që shkon deri ku?

Idrizi: Me deputetin e Vlorës.

Fevziu: Sa vlen “Air Albania” dhe si u bëtë aksioner, ku keni 41% të aksioneve?

Idrizi: A ju kujtohet, ka qenë e njëjta kohë, para dy vjetëve, kur filloi furia e sulmeve ndaj “Air Albania”. Unë kam ardh me “Atlasjet” në fillim në Shqipëri. Më pas, së bashku me Turkish kemi menduar që të ndërtojmë një kompani shqiptare. Gjithë investimi që kemi bërë atje nuk ka asnjë dollar nga fondet publike.  Pjesa ime është e fondeve të mia, pjesa e “Turkish” është pjesë e fondeve të saj.

Fevziu: Ju po thoni që 41% juaj është kontribut i juaj personal?

Idrizi: Drejtpërdrejt.

Fevziu: Dhe një pyetje tipike, këtë nuk e harrojmë ta bëjmë.  Sa i pasur jeni ju?

Idrizi: I pasur , meqë është një nga ditët tek të Ramazanit, pasuria për mua është 2 metër katror./Opinion.al

Share: