Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Mjeku i njohur: Nuk mbarojnë gafat në historinë tonë me COVID!!!

Mjeku i njohur: Nuk mbarojnë gafat në historinë tonë me COVID!!!

Nga Erion Dasho

1) Dikush i ka mbushur mendjen komitetit apo “të mëdhenjve” se COVID në Shqipëri mund të eliminohet. Vetëm kjo shpjegon masat e çuditshme dhe pa lidhje që merren çdo fundjavë. Me shpresën se dy ditë lockdown imagjinar (pasi askush nuk e zbaton në praktikë, por përkundrazi) mund të prodhojnë një çudi dhe e hëna të na gjejë pa COVID!

KJO ËSHTË E PAMUNDUR!!!

Mundësia për të eliminuar COVID humbi në mes të marsit dhe tani ka vetëm dy rrugë: të mbahet transmetimi në nivele minimale (por kjo kërkon masa shumë të ashpra), ose te normalizohet jeta dhe të synohet të krijohet gradualisht imuniteti i grupit (duke mbrojtur të moshuarit).

ZGJIDHJE TJETËR NUK KA DHE ËSHTË E KOTË TË KËRKOHET! Madje as nuk ka nevojë, pasi që të dy zgjidhjet e mundshme janë të pranueshme dhe ku, natyrisht, preferohet e dyta.

2) Duhet të pushohet dhënia e mesazheve kontradiktore! Në fillim njerëzit u bënë lëmsh me oraret e qarkullimit të cilat kishte raste që ndryshonin disa herë në javë 5:00 me 11:00, 8:00 me 13:00, pastaj deri 17:30, pastaj deri 21:00. Gjobat në fillim vendosen, pastaj falen. Disa zona shpallen të gjelbra, pastaj mbyllen në fundjavë. Liqeni herë hapet dhe herë mbyllet. Plazhi diku lejohet dhe në plazhin ngjitur ndalohet. Maska diku kërkohet dhe diku nuk kërkohet. Asnjë rregull nuk komunikohet dhe zbatohet siç duhet. Anarki totale!!!

Sekreti është shumë i thjeshtë!

NË SE DËSHIRON QË PUBLIKU TË BINDET, MENDO NJË TAKTIKË ME OSE PA MASKA, ME OSE PA KISHË DHE XHAMI, ME OSE PA DET, ME OSE PA LIQEN, ETJ. ETJ., POR NJË MESAZH QË KOMUNIKOHET DITËN E HËNË DHE VLEN PËR GJITHË JAVËN, NË VEND TË NJË MESAZHI QË KOMUNIKOHET DITËN E PREMTE NË DARKË PËR TË SHTUNËN NË MËNGJES, NJË MESAZH QË VAZHDON TË PAKTËN NJË OSE DY MUAJ DHE QË ËSHTË I LEHTË PËR T’U KUPTUAR DHE ZBATUAR!!!

Përndryshe, historia jonë me COVID do të vazhdojë ashtu si i do qejfi virusit dhe dëmi shëndetësor, social dhe ekonomik do të vijë duke u rritur dhe thelluar…

Share: