Home KRYESORE “Mos i bjerë të fikët presidentit”, Meta publikon sms e diplomatit të...

“Mos i bjerë të fikët presidentit”, Meta publikon sms e diplomatit të huaj

Presidenti Ilir Meta ka folur në “Opinion” në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.

Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që bëhen jashtë syrit të medias në lidhje me kandidatët në sistemin e drejtësisë.

“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplo,at korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.”

Share: