Home KRYESORE NDRYSHIMI PREJ TË 400-VE

NDRYSHIMI PREJ TË 400-VE

Nga prof. ing av. Sazan GURI

1. Me 400 veta filluan përpjekjet helene që me 12 librat e Kanunit (E Drejta e Vjeter dokesore) ndërtuan 12 tabelat juridike të tyre, (e vertetë është se këta helenë erdhën 400 vjet pas luftës së trojës, pra për 400 vjet, dihet, histori errësirë “dim”, ku epopeja e Trojës tregohej me rapsodi shqiptare, deri sa i mblodhi Homeri, rreth viteve 800 pes. Dmth erdhën pas, morën ç’gjetën, dhe i vunë shqelmin atyre që ja u morën, si këta sot. Ku bazohemi? Sepse në 12 librat e së drejtës Helene – 12 librat e Kanunit dhe në tëDrejtën Romake gjenden 200 terma juridike shqip, pra i gjetën, i ruajtën, jo se deshën, por se nuk i prishnin dot), dhe më pas ndërtuan shtetin e parë të njojtur demokratik.

2. me 400 luftëtarë, niset nga brigjet e Ilirisë, (Spliti, sot) për në Angli, mbreti ilir me emrin Artur, ku themelon dinastinë ilire të Anglisë që është edhe sot atje, sipas studiuesit nga Roma, Antonio Trinkeze, i cili ka bërë një studim për themelimin e Anglisë në shekulllin e katërt. 

3. 400 veta shkuan diku në vitet 450 p.e.s nga Roma për në Athinë, dhe morën 12 librat e drejtësisë greke dhe ndërtuan perandorinë romake.

4. 400 veta pas revolucionit të Kromëellit ne 1650 shkuan në Amerikë dhe bën e ngritën atë shtet që sot quhet Amerikë.

5. 400 veta juristë pas luftës së dytë botërore luftuan politikat evazionale fiskale të Al Kapones dhe e çuan Amerikën në shtetin supërfuqi të botës.

6. 400 veta çoi Norvegjia në Amerikë, në vitet 1960, të cilët u kthyen drejtuesa të vendit dhe e cuan Norvegjinë në standardin e sotëm.

7. 400 veta filluan luftën për çrrënjosjen e mafies në vitet 1990 në Siçeli dhe ja arritën, duke çrrënjosur mafien të paktën në pushtet.

8. Ndaj duhen 400 të rinj e të reja nga jashtë e nga brenda të marrin situatën në dorë në këtë vend;

9. Ndaj duhen 400 burra, nga jashtë e nga brenda që veçse të mbështesin 400 të rinjt.

Unë do jem një nga këta burrat, me sakt burrrre bjeshke, sikundër Telat Agolli që mbante 20-30 artista mbi supet e veta, edhe unë do të mbështesë deri në frymën e fundit këta të rinjë e të reja, me interesin e vetëm, bërjen e Vendit, bërjen e Kombit. Në mos sot, kur? Në mos ne, Kush?

Share: