Home KRYESORE “Ne po ia dalim”,Tritan Kalo: Qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve

“Ne po ia dalim”,Tritan Kalo: Qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve

Shqipëria vijon të përballet me pandeminë COVID-19, ndërsa dy ditët e fundit është rritur numri i personave të infektuar.

Lidhur me situatën e krijuar në vend, ka reaguar mjeku infeksionist, Tritan Kalo, i cili shprehet se mjekët janë në shërbim të qytetarëve për çdo rast.

Kalo iu kërkon qytetarëve të durojnë dhe të zbatojnë këshillat e mjekëve, pasi vetëm duke respektuar këshillat dhe masat mund të mposhtim koronavirusin.

Mesazhi i Kalos:

MIRËNJOHJA është VIRTUT i njerëzve FISNIKË, jo të pakët në TROJET ARBËRORE…15.05.2020…Një falenderim zemre edhe prej nesh për të dy pjestarët e moshuar të Familjes KRAJA, të cilët ja dolën mbanë me sukses përballjes me SFIDËN COVID-19….Letra e tyre e ndjerë dhe kutia plot çokollata të dërguara në shenjë falenderimi në adresën e KOLEKTIVIT të Shërbimit Infektiv në QSUT, na ngjalli sot shumë emocione të veçanta….Mesazhe të tilla mirënjohje janë një MOTIVIM edhe më i madh në PUNËN, PËRKUSHTIMIN dhe PROFESIONALIZMIN tonë të përditshëm….BASHKËQYTETAR….

Ju respektojmë e ju duam shumë…Jemi këtu për çdo rast, që jo do të kërkoni ndihmesën tonë në përballjen me çdo sfidë për ruajtjen e shëndetit, dhe jo vetëm në përballjen me sfidën Covid-19…VIJONI me DURIM të zbatoni këshillat tona…Janë vetëm e vetëm këshilla mëndjesh dhe zëmrash MANTELBARDHËSH mëndje-hapur dh të përkushtuar në betejën e triumfit të jetës, përballë sëmundjesh të vështira e më pasoja jo rrallë jetëmarrëse të tyre….Së BASHKU dhe me MIRËBESIM reciprok, NE po ja dalim dhe do vijojmë t’ja dalim mbanë edhe në të ardhmen sikundër sot në sfidën jo vetëm ndaj Covid-19!!!/ Opinion.al

Share: