Home KRYESORE Nesër hiqen fashat orare në “zonat e gjelbra”, lëvizja në Tiranë deri...

Nesër hiqen fashat orare në “zonat e gjelbra”, lëvizja në Tiranë deri në orën 21:00

Nga dita e nesërme, (e hënë) hiqen të gjitha kufizimet në

lëvizje në qytetet e shpallura tashmë si “zona të gjelbra”.

Lajmi u komunikua nga kryeministrit Rama, përmes një postimi në Facebook.

Ai njoftoi se në zonat e kuqe ku bën pjesë dhe kryeqyteti, zgjatet fasha orare deri në orën 21:00.

Po ashtu Rama sqaron se nesër do të ndryshohet akti normativ për heqjen e ndalesës së studiove televizive për të ftuar jo më shumë se një person.

Share: