Home KRYESORE Nuk u prish vetëm Teatri Ynë Kombëtar. U prish dhe Teatri Juaj...

Nuk u prish vetëm Teatri Ynë Kombëtar. U prish dhe Teatri Juaj Kombëtar.

Një nder ju kërkoj të gjithëve;

Nga Elona Caslli

Në emër të të gjithë qëndrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pa asnjë përjashtim-

Na e kurseni atë fjalinë- A ju thamë se do ta prishte?! E kishte ndarë mendjen ai.

Kini minimalisht respekt për kohën, energjinë dhe vullnetin e derdhur në atë kauzë.

Nuk u prish vetëm Teatri Ynë Kombëtar. U prish dhe Teatri Juaj Kombëtar.

Fadroma i është vënë Europës sot! Këtë mos e harroni kurrë!

Post Scriptum- Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët nga i pari tek i fundit. Zoti na kthjelloftë udhën për t’u ringritur mbi dhimbje dhe për të rindërtuar mbi gërmadha.

🙏🙏🙏🙏

Elona Caslli

Share: