Te dhurosh,do te thote te japesh shprese. Ti japesh shprese dikujt do te thote ,ti japesh force,ti kthesh buzeqeshjen. Ti gjendesh prane dikujt do te thote,ta duash. Te duash do te thote,te besh gjera te vogla me dashuri te madhe.
Keto dite ,bota mbare ka qene e pushtuar nga ethet e korona virusit. Njerezit kane ndjere me shume se kurre nevojen për t’ju ardhur në ndihme,per t’ju dhene kurajo,per ti falenderuar ata te cilet,kane punuar në frontin e pare te kesaj lufte , e cila ka marr deri tani me shume se 235 mije jete ne mbare boten.
Kane qene te shumta organizatat, bizneset, individet te cilet, kane dhene ndihmesen e tyre në keto dite pandemie. Pa buje,në heshtje ,ata kane bere sa kane mundur,por me dashuri te madhe.Albanian American Women Organization- Motrat Qiriazi,në New York ,ka qene njera nga keto organizata te cilat gjithmone,jane gjendur aty ku ka patur nevoje komuniteti. Jane zonja te nderuara ,ku mjafton te kalosh pak minuta me to dhe ti sheh ne portretet e tyre miresine dhe dashurine,te cilen ta japin pa kushte. Nuk kishte si te mungonte edhe kete radhe ndihmesa e tyre. Ato jane bere bashke dhe ne disa familje te komunitetit kane dhene ndihma ekonomike për femijet dhe nenat,te cilat kane humbur punen e tyre .
Keto dite ne Nju York humbi jeten nga Corona Virusi Agron Vraja, ne moshen 52 vjeçare, nga Lezha, i cili kishte ardhur si vizitor për të qene me djalin qe po mbushte 21 vjeç, student ne SHBA. Agroni shtrohet ne spital pas ardhjes dhe humb luften me korona virusin ne spital. Organizata AAWO Motrat Qiriazi për t’i ardhur ne ndihme i eshte pergjigjur kesaj thirrje duke caktuar nje fond te veçante ku cdo donacion sado i vogel apo i madh do te sherbeje per te mbuluar shpenzimet për mbajtjen e trupit ne shtepine funerale dhe pergatitjen për kthimin ne Shqiperi.
Ato kane shperndare pica për mjeket dhe infermieret e Bronx Care Health System dhe St. Barnabas Hospital në Bronx.
Jane keto gra, te cilat ashtu pa buje, në heshtje, edhe kete radhe kane ditur te falin dashuri. Dhe po e mbyll ketu me fjalet e shenjrores Mother Teresa:-“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë ,mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Elona Paja
Gazetare, Executive director NYTVFF