Home Gjeo-Ekonomia Paga e luftës, taksisti, punëtori te fabrika e qumështit dhe votat…

Paga e luftës, taksisti, punëtori te fabrika e qumështit dhe votat…

Nga Irena Beqiraj

Sot morra nje taksi. Taksisti edhe pse nuk e njihja me shprehu kenaqesine e tij pasi kishte marre pagen e luftes. Por nuk nguroi te me shprehte edhe pakenaqesine, per kritikat qe i kisha bere qeverise. Sipas taksistit qeveria kishte bere cfare kish mundur. I kishte dhene atij per 50 dite karantine (sipas numerimit te tij te gabuar ) 80 mije lek.

U perpoqa qe ti shpjegoj qe kane mbetur shume te tjere pa ndihme, por ishte e kot, sepse sipas tij ishte faji i tyre! Nuk arrita ta kuptoj ku ishte faji ( por mbase nga qe nuk ishin bere taksistë dhe ata).

Megjithese, shija e bisedes me te ishte jo fort e kendeshme, kaloi sapo shkova ne destinacionin per ku isha nisur. Por, taksisti me paditurine e tij me beri gjithëssi te reflektoj.

Gjate gjithe kesaj periudhe kam menduar qe do te kishte qene me mire pagesa e papunesise 13 mije lek ne muaj e shtrire ne nje fashe me te gjere, per te gjithe te punesuarit dhe te vetpunesuarit me rroge me te vogel se 30mije lek. Kjo skeme, sipas meje, do te ishte gjitheperfshirese, edhe lehtesisht e implementueshme.

Por sot e kuptova qe e kisha gabim. Nje skeme e” barazuar” ku taksisti qe e quante veten biznesmen, dhe fqinji i tij qe punonte tek fabrika e qumështit do te trajtoheshin njesoj, do ti bente indiferent politikisht te dy shqipataret.

Nderkohe fakti qe taksisti kishte marre pagen e luftes dhe fqinji i tij nuk kishte marre te njejtin trajtim, e bente taksistin te ndihej ndryshe, te ndihej i veçantë dhe i realizuar dhe se “zotesia e tij ” e kishte shperblyer dhe diferencuar dukshem nga fqinji i tij ” i pazot” .

Taksisti bashke me gruan jane tani votues te sigurt. Nuk do te kishin qene te tille pa lumturine e shkaktuar nga diferencimi.

Teza ime bazohej ne parimet “e optimizimit ekonomik “por kujt i duhet kjo ? Per te mbajtur pushtetin duhet perdorur “optimizimi politik ” me mire 2 votues te sigurt sesa 4 indiferent. Nese KM do ta begeniste taksistin edhe 30 sekonda ne telefon padyshim do ta conte kete te fundit ne qiell te shtate.

Sipas Harrarit bota ka me “shume taksiste ” se intelektuale. Vota e taksisit ka te njejten vlere me voten e profesorit, mjekut etj. Duam apo nuk duam ne Kryeministrat zgjidhen nga taksiset , nga votuesi mesatar . Politika duhet te kenaqe vetem paditurine e tyre!

Mjaftoj vetem nje bisede e shkurter me nje votues mesatar per te kuptuar sa gabim kam analizuar gjithe kete kohe!

Share: